Lorik Cana nuk po arrin ta marrë vetën mirë tek skuadra e Nantes.
Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë ka pësuar përsëri një lëndim dhe kështu ka humbur ndeshjen e sotme.
Nantes do të përballet me Montepellierin, ndërsa Cana nuk është grumbulluar fare për këtë sfidë nga trajneri Der Zakarian.
Në këtë sfidë për Nantesin do të jetë i pranishëm lojtari tjetër i Kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani.
Pas 33 javëve në Ligue 1, Nantes ndodhet në pozitën e 10-të në tabelë me 44 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/