Gruaja e Iker Casillasit, Sara Carbonero, ka njoftuar se vuan nga kanceri i vezoreve – vetëm tri javë pasi legjenda spanjolle përjetoi sulm në zemër.
Gazetarja e famshme e dha lajmin e hidhur përmes një postimi në rrjetet sociale duke i shokuar të gjithë fansat e saj dhe të bashkëshortit.
“Kur akoma nuk jemi rikuperuar nga një shok, jeta na ka befasuar sërish. Kësaj radhe jam unë, ajo fjala gjashtëshkronjëshe që akoma e kam të vështirë ta shkruaj”.
“Disa ditë më parë gjatë një kontrolli, mjekët e gjetën një tumor malinj të vezoreve dhe jam operuar. Gjithçka ka kaluar në rregull dhe fatmirësisht e kemi zënë në kohë, por më kanë mbetur edhe disa muaj për të luftuar derisa duhet ta bëjë trajtimin përkatës”.
“Jam e qetë dhe e bindur se gjithçka do të shkojë mirë. E di se rruga do të jetë e vështirë, por do të ketë një fund të lumtur. Kam mbështetjen e familjes sime dhe miqve, dhe një ekip të mrekullueshëm mjekësor”, ka shkruar Sara.
35-vjeçarja, e cila i ka dy djem me Casillas, i ndihmoi bashkëshortit të saj ta festonte ditëlindjen e 38 të hënën, para se ta publikonte lajmin për luftën ë saj me sëmundjen. /Telegrafi/