Duket se viti 2017 do të jetë viti i këngëtares Enca Haxhia. Përveçse ka nënshkruar një kontratë me “Universal Music”, këngëtarja e hitit “A po t’pëlqen” ka një tjetër lajm të gëzueshëm.
Ajo do të blejë shtëpinë e saj dhe do të jetojë e vetme, ashtu siç i ka hije një femre të pavarur, shkruan blitz.al.
Mesa duket koncertet kanë qenë të shumta dhe fitimprurëse për këngëtaren, andaj dhe ajo po ndërmerr një hap të tillë.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Enca në profilin e saj në Snapchat, ku ka postuar disa fotografi nga shtëpia e saj e ardhshme.