Chelsea nuk është këndellur as në javën e 25-të në Ligën Premier, pasi ka pësuar humbje 2-0 në udhëtim te Tottenhami.
Rasti i parë në ndeshje u krijua në minutën e 27-të, kur Pierre-Emile Hojbjerg pranoi një pasim të mirë nga një bashkëlojtar, por nuk arriti të shënonte nga afër.
Hakim Ziyech (45+4’) u ndëshkua fillimisht me karton të kuq për një ndërhyrje, por nga rishikimi në VAR, gjyqtari Stuart Attwell vendosi se ishte i verdhë.
Locked level at the break. 🔐#TotChe pic.twitter.com/8g6I76wuEJ
— Chelsea FC (@ChelseaFC) February 26, 2023
Në pjesën e dytë, Spurs ishin të papërmbajtshëm, duke arritur të shënonin dy herë.
Goli i parë erdhi në minutën e 46-të, kur Oliver Skipp goditi nga distanca dhe mposhti Kepa Arrizabalagan.
SKIPPY SCORES! pic.twitter.com/kAjCJU1CJB
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) February 26, 2023
Për 2-0 u përkujdes Harry Kane, që pranoi një asistim nga Eric Dier në minutën e 82-të, për të mposhtur spanjollin me lehtësi.
Pas javës së 25-të, Tottenhami është në vendin e katërt me 45 pikë, ndërsa Chelsea në të dhjetin me 31 sosh, e në xhiron e ardhshme përballet me Leeds United. /Telegrafi/