Telegrafi

Tjetër incident mes Ronaldos dhe bashkëlojtarëve, tani Cancelo është ai që e injoron plotësisht

Një ‘incident’ ka ndodhur në stërvitjet e Portugalisë ndërmjet Cristiano Ronaldos dhe Joao Cancelos.

Superylli i Manchester Unitedit i është afruar lojtarit të Manchester Cityt duke e kapur në qafë në përpjekje që ta ngrejë disponimin.

Megjithatë, mbrojtësi i krahut dukej shumë serioz dhe në asnjë moment nuk ia ktheu me të njëjtën monedhë.

Për më shumë, derisa Ronaldo po bënte shaka kur e kishte kapur, Cancelo shihet duke ia larguar duart.

Me gjithë lajmet e vazhdueshme që po qarkullojnë për CR7 këto ditë, 37-vjeçari dukej i disponuar, por e njëjta nuk vlen edhe për shokun e tij të skuadrës.

Ylli i Cityt nuk ishte i interesuar të dëgjonte se çfarë kishte për të thënë Ronaldo dhe thjesht ia hoqi duart duke e larguar nga vetja.

Duke e kuptuar se bashkëlojtari i tij nuk ishte në disponim të mirë, Cristiano u largua me buzëqeshje në fytyre.

Ky incident vjen një ditë pasi Bruno Fernandes – me të cilin luajnë bashkë te Unitedi – me hezitim ia zgjati dorën në zhveshtore. /Telegrafi/