Manchester Unitedi ka humbur me rezultat 1-0 ndaj West Bromwich Albion.
Vendasit ishin me të mirë për një nuancë pasi treguan personalitet në fazën mbrojtëse gjatë gjithë takimit.
Pjesa e parë ishte pa gola, ndërsa që nga minuta e 26-të, Djajtë e Kuq, mbetën pa një lojtar, pasi Juan Mata u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Goli i vetëm në ndeshje erdhi në minutën e 66-të nga Salomon Rondon, i cili u asistua nga Sebastien Pocognoli.
Aktualisht Djajtë e Kuq mbajnë pozitën e gjashtë me 47 pikë, ndërsa West Bromi në vendin e 11 me 39 pikë. /Telegrafi/
Rondon i jep epërsinë WBA-së ndaj Unitedit.
Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 6 March 2016