Telegrafi

Tjetër hap fals i Liverpoolit në përballjen ndaj Fulhamit

(Foto: Twitter/Premier League)

Liverpooli ka pësuar një tjetër humbje në Anfield , ku është mposhtur nga Fulhami me rezultat 1-0.

Skuadra vizitore i pati rastet më të mira në fillimin e takimit duke rrezikuar përmes lojtarëve, si Josh Maja, Ademola Lookman e Ivan Cavaleiro.

Dhe pas këtyre tentativave, mysafirët e zhbllokuan rezultatin. Mario Lemina ia mori topin Mohamed Salahut të pakujdesshëm pranë zonë shkoi përpara dhe goditja e tij u ndal në rrjetë (45’).

(Foto: Screenshot/Twitter/B/R Football)

Vendasit e morën kontrollin e lojës në pjesën e dytë duke tentuar t’i barazonin shifrat me rastet e vazhdueshme, megjithëse mungonte konkretizimi.

Mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri, luajti nga minuta e parë në këtë takim dhe pati një paraqitje të mirë, megjithëse nuk arriti t’i ndihmonte skuadrës së tij për të nxjerrë rezultat pozitiv.

(Foto: Twitter/Liverpool FC)

Kjo ishte humbja e nëntë sezonale për Liverpoolin që mban vendin e shtatë në tabelë me 43 pikë të arkëtuara.

Ndërkohë, Fulhami ka bërë një hap të mirë për t’u shmangur nga zona e rrezikut dhe tash ka 26 pikë, aq sa ka edhe Brightoni që ndodhet jashtë kësaj zone. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=uDAXO-A4ZKM

Standings provided by SofaScore LiveScore