Site icon Telegrafi

Tjetër gol nga Rashica, ylli i Kosovës vazhdon të ‘çmend’ Gjermaninë

Milot Rashica (Foto: Werder Bremen/Twitter)

Milot Rashica është duke zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme me fanellën e Werder Bremen përballë Schalke 04.

Ylli nga Kosova ka arritur të shënoj edhe golin e tij të dytë personal në këtë takim.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me anë të Breel Embolo në minutën e 26-të (0-1).

Por në minutën e 31-të vushtrriasi barazoi rezultatin pas një goditje të fortë (1-1).

Bremen kaloi në epërsi në pjesën e dytë kur shënoi kapiteni Max Kruse nga penalltia (2-1).

Por në minutën e 73-të të ndeshjes Rashica ka arritur të realizoi edhe golin e dytë personal në këtë takim.

22-vjeçari u shërbye bukur në zonë nga Kruse, ndërsa pasi kaloi një mbrojtës mysafir për mrekulli e dërgoi topin në rrjetë për 3-1.

Me këto dy gola të shënuar ndaj Schalkes, Rashica është ngritur në koutën e gjashtë golave këtë edicion në Bundesliga. /Telegrafi/

Exit mobile version