Kombëtarja e Francës ka dyfishuar epërsinë ndaj kombëtares së Islandës.
Ishte mesfushori Paul Pogba, i cili ka shënuar një gol të bukur me kokë, pas harkimit të mirë nga Antoine Griezmann.
Goli i dytë i francezëve erdhi në minutën e 20-të ta takimit.
Pas këtij goli, kombëtarja franceze është vetëm një hap larg gjysmëfinales. /Telegrafi/