Telegrafi

Tjetër gol nga Endri Çekiçi

Endri Çekiçi ka shënuar edhe një gol në kampionatin kroat.

Mesfushori ofensivë i Dinamo Zagreb është huazuar tek Lokomotiva e Zagrebit për të luajtur më shumë dhe një gjëje të tillë ia ka arritur.

Anëtari i Kombëtares shqiptare U21, ka luajtur ndaj Slaven Belupos në fitoren 2-0 të Lokotivas dhe ka shënuar golin e dytë në ndeshje.

Në fakt Çekiçi u inkuadrua në lojë në vend të Eros Grezdës dhe shënoi golin e dytë në minutën e 80-të.

Ky ishte goli i dytë personal për anësorin shqiptar me fanellën e Lokomotivës së Zagrebit për të cilën në këtë takim u paraqit edhe Herdi Prenga. /Telegrafi/