Sulmuesi kosovar, Azdren Lullaku ka vazhduar me shënimin e golave në Rumani.
Istogasi është duke kaluar momente të arta në karrierë, teksa pas dy golave në fundjavë, shënon edhe sot në kampionatin rumun në barazimin 1-1 që Gaz Metani mori në shtëpi me Poli Timisoara.
Ekipi mysafirë shënoi i pari dhe e mbylli fraksionin e parë të lojës në avantazh, ndërsa në të dytën Gaz Metani shënoi.
Një harkim në zonë shfrytëzohet nga Azdren Llullaku, i cili me kokë barazon shifrat në minutën e 71-të.
Ky ishte goli i shtatë për sulmuesin këmbëshpejtë Llullakun në nëntë ndeshje të zhvilluara deri më tani.
Nga minuta e 75-të Gaz Metani luajti me një lojtar më pak, ndërkohë që rezultati mbeti i pandryshuar: 1-1, dhe të dyja skuadrat janë të detyruara të ndajnë nga një pikë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=u_q4xY2XxrM