Mario Balotelli ka vazhduar me gola për skuadrën franceze Nice.
Sulmuesi italian ka shënuar golin e epërsisë për skuadrën kuq e zi në përballje ndaj Dijonit.
Ishte minuta e 32-të e ndeshjes kur Super Mario realizoi nga penalltia për 1-0.
Por epërsia e vendasve nuk zgjati shumë pasi mysafirët barazuan nga penalltia pesë minuta më vonë.
Goli ndaj Dijonit ishte i shtati këtë edicion për Balotellin në Ligue 1. /Telegrafi/