Kampionati kinez vazhdon t’i joshë futbollistët e njohur për tu transferuar në Azi.
Emri më i fundit që pritet t’i bashkohet kampionatit kinez është braziliani i Wolfsburgut, Luiz Gustavo.
Sipas të përditshmes gjermane Kicker, Wolfsburg ka pranuar një ofertë të lartë për brazilianin.
Skuadra Guangzhou Evergrande ka dërguar 25 milionë euro për transferimin e 28-vjeçarit në Kinë.
Gjithsesi ish-anëtari i Bayernit nuk ka dashur të prononcohet rreth një gjëje të tillë, duke thënë se do të flas pas përfundimit të kampionatit gjerman. /Telegrafi/