Site icon Telegrafi

Tjetër fitore për Ulpianën, siguron titullin vjeshtor në Ligën e Parë të hendbollisteve

(Foto: kosovahandball.info)

Klubi i themeluar në vitin 2016, Ulpiana, ka dominuar në Ligën e Parë të hendbollisteve.

Stinori vjeshtor në Ligën e Parë përfundoi të dielën, ndërsa Ulpiana e Lipjanit do të dimërojë si kampione vjeshtore.

Ulpiana fitoi thellë në ndeshjen e fundit ndaj Dukagjinit. Për skuadrën e drejtuar nga profesori Tefik Retkoceri, ishte fitorja e gjashtë në po aq ndeshje të luajtura.

Me bilanc të qind për qindtë, Ulpiana renditet e para në tabelë, e përcjellë nga Prizreni që ka një disfatë. Dukagjini, Trepça, CLICK, Deçani e Llapusha, kanë dëshmuar po ashtu vlera.

Lojtaret e reja që janë pjesë e klubeve të Ligës së Parë, shpejt pritet të bëhen të rëndësishme për hendbollin tonë, me punë e përkushtim në stërvitje.

Ulpiana është një prej klubeve që këtë edicion ka organizim të mirë që synim të saj ka inkuadrimin në Superligë.

Exit mobile version