Site icon Telegrafi

Tjetër fitore nga Llapi, ngjitet në krye të Superligës

Njëra nga skuadrat e pamposhtura në elitën e futbollit kosovar është Llapi nga Podujeva.

Skuadra e Tahir Batatinës ka shënuar edhe fitoren e tretë në këtë edicion të garave, ku mposhti Besën e Pejës në shtëpi me rezultat 2-0.

Florim Bërbatovci shënoi golin e parë për vendasit pasi kishin kaluar 24 minuta lojë.

Bërbatovci u shërbye mjaftë mirë nga mbrojtësi i majtë i llapjanëve Ilir Blakçorri.

Vetëm tre minuta më vonë, djelmoshat e Tahir Batatinës shënuan edhe një tjetër gol.

Ishte super talenti gjilanas i Llapit, Mirlind Daku që shënoi një gol të bukur për 2-0.

Me epërsinë prej dy golave të vendasve përfunduan 45 minutat e para të kësaj ndeshje.

Edhe në pjesën e dytë vendasit ishin më të mirë në fushë, duke tentuar disa herë shënimin e golit të tretë.

Pas kësaj fitore, Llapi bëhet lideri më i ri në elitën e futbollit kosovar me 11 pikë të grumbulluara pas pesë xhirove.

Kësisoj llapjanët kanë shënuar tri fitore dhe kanë barazuar në dy takime të tjera duke mbetur ndër skuadrat e pakta pa humbje. /Telegrafi/

Exit mobile version