Talentet e Los Angeles Lakers kanë vazhduar të befasojnë skuadrat e mëdha në NBA.
Pasi kishin mposhtur Houston Rocketsin e Bostob Celtics radha ishte për Oklahoma City Thunder.
Lakers në fund triumfuan me rezultat të ngushtë 108-104, padi gjatë gjithë kohës ishin në epërsi.
Më meritori për këtë fitore të Lakers si mysafir ishte qendra Brook Lopez me 20 pikë, pesë kërcime e pesë asistime.
Me lojë të mirë te mysafirët u dalluan edhe Julius Randle me 19 pikë, Jordan Clarkson me 18 dhe Brandom Ingram me 16 sosh.
Oklahomas nuk i mjaftuan 36 pikët e Rusell Westbrook e as 26 të tjera nga Paul George për të marrë fitore.
Humbja nga Lakers ishte e katërta radhazi për OKC që ndodhën në pozitën e pestë në Konferencën e Perëndimit.
Fitore të mundimshme ka shënuar edhe Boston Celtics ndaj Portland Trail Blazers 97-96.
Ndeshja u vendos në sekondën e fundit të saj me një shënim dramatik nga Al Horford që i siguroi fitoren Bostonit.
Në mungesë të Kyrie Irving, qendra Al Horford ishte më efikasi në këtë takim me 20 pikë e 10 kërcime.
Paraqitje të mirë pati edhe ‘Rookie’, Jason Tatum që shënoi 17 pikë e bëri pesë asistime për bashkëlojtarët e tij.
Tek mysafirët u dalluan dyshja CJ McCollum me 22 pikë të shënuara dhe Damien Lillard me 21 të tjera por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/
Rezultatet:
Toronto Raptors – Mempis Grizzlies 101:86
https://www.youtube.com/watch?v=HosRhUBamfo
Boston Celtics – Portland Trail Blazers 97:96
New York Knicks – Atlanta Hawks 96:99
https://www.youtube.com/watch?v=euZ7vuP_9Ks
Brooklyn Nets – Milwauke Bucks 94:109
https://www.youtube.com/watch?v=dJVWFnwr6gc
Oklahoma City Thunder – LA Lakers 104:108