Arsenali ka fituar ndaj Stoke Cityt me rezultat 1-4 në Ligën Premier.
Mysafirët ishin më të mirë gjatë gjithë takimit dhe ishte një fitore e lehtë për Topçinjtë dhe kështu vazhdon shpresa për vendin e katër, pozitë që dërgon në kualifikimet për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Londinezët kaluan në epërsi me golin e Olivier Giroud në minutën e 42-të dhe me rezultatin 0-1 përfundoi pjesa e parë.
Arsenali vazhdoi me lojë të mirë dhe në minutën e 55-të shënoi edhe Mesut Ozil pas asistimit nga Alexis Sanchez.
Pas asistimit kiliani shënoi në minutën e 76-të, ndërsa Giroud i dha vulë fitores në minutën e 80-të.
Pas kësaj fitore Arsenali vazhdon në pozitën pestë me 69 pikë, një më pak se Liverpooli dhe tri se Manchester City, kurse Stoke renditet në pozitën e 13-të me 41 pikë.
Ndeshja e ardhshme e klubit të drejtuar nga Arsene Wenger është ndaj Sunderlandit, kurse ‘The Potters’ ndaj Southamptonit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=n3EQZueOpYc