Telegrafi

Tjetër fitore e Barcës, tjetër het-trik i Messit

Ishte një tjetër mbrëmje e jashtëzakonshme për argjentinasin Lionel Messi, i cili krijoi epërsi të trefishtë për Balugranët.

Me një gol të shënuar në pjesën e parë (5’) dhe dy në pjesën e dytë (66’ dhe 78’), SuperMessi përcaktoi fituesin e ndeshjes.

Megjithatë, vendasit u këndellën kah fundi i ndeshjes, me ç’rast Adrian Colunga realizoi dy herë (85’ dhe 89’).

Rezultatin përfundimtar të takimit e vendosi Zlatan Ibrahimovic, i cili shënoi nga pika e bardhë në fund të ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje Barca barazohet me Real Madridin në krye të tabelës dhe vazhdojnë garën për titullin e kampionit të Spanjës. /Telegrafi/