Site icon Telegrafi

Tjetër financim për Greqinë në vlerë prej 6 miliardë eurosh

Mekanizmi i Stabilitetit Evropian (ESM) pritet t’i japë Greqisë kredi të re prej 6 deri 7 miliardë euro. Vendimi për këstin e radhës do të merret të hënën gjatë takimit të Eurogrupit, pasi ministrat e financave të Eurozonës t’i vlerësojnë ato, u shpreh një nga përfaqësuesit e Unionit të Bankës Evropiane. Të hënën e kaluar parlamenti grek mbështeti një paketë reformash prej 1500 faqe të kërkuar nga kreditorët e vendit.

Paketa përfshin ndryshime ligjore në greva, duke i bërë ato më të vështira, si dhe ngritjen e një Agjencie Krimi Financiar për të filluar një skemë për ankandin elektronik të pronave të blera nga bankat për mos përmbushjen e debitorëve të tyre.

Po ashtu, në paketë përfshihen gjithashtu masa për mbështetjen e kompanive të reja dhe rregullimin e licencimit të kazinove. Reformat ndjekin masat e tjera legjislative dhe administrative që mbulojnë tregun e energjisë, taksat dhe kreditë me probleme, të miratuara që nga dhjetori, për të përfunduar shqyrtimin e tretë të programit të shpëtimit nga BE.

Megjithatë, përfaqësuesit zyrtarë të kreditorëve Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe ESM janë ende në pritje të Deklaratës së Ndryshimeve para fundjavës.

Programi i shpëtimit që parashikohet të jetë 6 deri 7 miliardë euro, mund të jepet në shkurt dhe do të përdoret për të paguar borxhet dhe për të krijuar një zgjidhje monetare për periudhën pas përfundimit të programit të shpëtimit.

Ky fond është një shtesë e shumës prej 40.2 miliardë euro që Greqia ka marrë që nga mesi i vitit 2015.

Kryeministri grek, Alexis Tsipras ka premtuar një dalje ‘të pastër’ nga programi i shpëtimit, pa një monitorim të mëtejshëm nga kreditorët dhe kushtet e reja, si dhe kthimin në tregjet financiare për financimin kombëtar. /Scan

Exit mobile version