Telegrafi

Tjetër detaj interesant nga personaliteti i Keanu Reeves, ai përpiqet të mos i prekë femrat me të cilat fotografohet

Keanu Reeves (Foto: Getty Images/Guliver/Unprofessional Madman)

Fansat e Keanu Reeves janë habitur edhe nga një detaj tjetër i aktorit, i cili kur pozon me femra përpiqet të mos i prekë ato.

Një faqe në Facebook i ka shpërndarë disa fotografi, në të cilat aktori ka pozuar me femra të ndryshme.

Por, e veçanta e këtyre fotografive, është se 54-vjeçari i mban duart të larguara nga personi me të cilin pozon, shkruan Daily Mail.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Keanu Reeves

Prej se e kanë vërejtur fansat e tij këtë detaj, i kanë thurur lëvdata duke e quajtur të edukuar dhe të sjellshëm, dhe një xhentëlmen të vërtetë.

Në fotografitë e publikuara në faqen Unprofessional Madman, dora e Keanu qëndron e hapur prapa shpinës apo supeve të femrave në përpjekje që të mos i prekë ato. /Telegrafi/