Telegrafi

Tjetër akuzë ndaj Trump për favore seksuale, aktorja: Më ofroi 10 mijë dollarë në këmbim të seksit

Sa më shumë i afrohemi ditës së zgjedhjeve, aq më e ashpër bëhet lufta midis Donald Trump dhe Hillary Clinton.

Pasi Hillary fitoi të gjitha debatet televizive, tashmë kandidatit republikan i vjen një tjetër goditje. Trump u akuzua të dielën se kishte kërkuar favore seksuale nga aktorja Jessica Drake.

Sipas Drake, dhjetë vite më parë gjatë një turneu golfi në Kaliforni, kur ishte i martuar me Melania Trump, Donald e preku dhe e puthi me forcë.

Më pas, ai i ofroi asaj 10,000 dollarë në këmbim të seksit duke e ftuar në suitën e hotelit ku po qëndronte.

Aktorja e industrisë pornografike, thotë se nuk kërkon asnjë shpërblim për faktin që zbuloi këtë histori.

Ajo dëshiron thjesht që njerëzit të kuptojnë se Trump nuk është njeriu i duhur për t’u bërë president, transmeton syri.

Ndërkohë, përfaqësues të kandidatit kanë thënë se versioni i Jessica-s është i pavërtetë.