Sa më shumë i afrohemi ditës së zgjedhjeve, aq më e ashpër bëhet lufta midis Donald Trump dhe Hillary Clinton.
Pasi Hillary fitoi të gjitha debatet televizive, tashmë kandidatit republikan i vjen një tjetër goditje. Trump u akuzua të dielën se kishte kërkuar favore seksuale nga aktorja Jessica Drake.
Sipas Drake, dhjetë vite më parë gjatë një turneu golfi në Kaliforni, kur ishte i martuar me Melania Trump, Donald e preku dhe e puthi me forcë.
Më pas, ai i ofroi asaj 10,000 dollarë në këmbim të seksit duke e ftuar në suitën e hotelit ku po qëndronte.
Aktorja e industrisë pornografike, thotë se nuk kërkon asnjë shpërblim për faktin që zbuloi këtë histori.
Ajo dëshiron thjesht që njerëzit të kuptojnë se Trump nuk është njeriu i duhur për t’u bërë president, transmeton syri.
Ndërkohë, përfaqësues të kandidatit kanë thënë se versioni i Jessica-s është i pavërtetë.