Telegrafi

Tizen OS, platforma e katërt më e madhe mobile në botë!

Lajmi vjen në një raport i bërë nga Strategy Analytics, dhe mbulon tregun global të telefonave smart për tremujorin e tretë të 2015.

Sipas raportit, Tizen është tani sistemi i katërt më i madh operativ mobil në nivel global dhe këtë vend e ka marrë nga rivali BlackBerry.

Do të jetë interesante të shihet nëse Samsung është në gjendje ta shtyjë Tizen më tej në listë, tani kur kompania ka disa modele të reja të telefonave në Tizen OS bashkë me Samsung Z3.

Samsung është gjithashtu duke e përdorur Tizen në televizorët dhe orat e saj të mençura, duke përfshirë edhe modelin e saj të fundit, Samsung Gear S2.