Site icon Telegrafi

Titulli i qenit më të shëmtuar në botë i shkon pekinezit me emrin wild Thing

Një pekinez 8-vjeç me çrregullime muskulare ka fituar titullin të cilin qentë e tjerë nuk do ta dëshironin ta kishin – atë të qenit më të shëmtuar në botë.

wild Than nga Gjiri Coos nën Oregon, ishte diagosnitifikuar më një sëmundje të rrallë që pengoi rritjen e dhëmbëve dhe shkaktoi çrregullim muskulor në njërën nga këmbët e tij, transmeton Telegrafi.

Tetë qentë e adoptuar nga një strehimore, luftuan “kokë më kokë” për titullin e qenit më të shëmtuar në botë – ngjarje kjo që u mbajt në Petaluma të Kalifornisë.

Titullin e fitoi falë qimeve të gjata, gjuhës që vazhdimisht e nxjerrë jashtë, kurse edhe mënyra e të lëvizurit që sipas jurisë ishte e çuditshme.

Sipas organizatorëve, qëllimi i kësaj ngjarje është t’i tregohet botës se këta qentë janë shumë të bukur, por se çmimi ndahet në mënyrë simbolike për shkak të ndonjë karakteristike unike. /Telegrafi/

Exit mobile version