Telegrafi

Në Angli nuk vlen titulli – U bënë kampion, por u shkarkuan shumë shpejt (Foto)

Fitimi i titullit nuk është se të bën mirë në futbollin elitar anglez.

Duket si e pamundur, por në vitet e fundit, trajnerët që kanë fituar titullin, kanë mbetur pa punë në sezonin paraardhës, ose pas një viti e gjysmë.

Lexo po ashtu Kur një fjalë të largon nga puna – Shkarkimet e mëdha të Chelseat nga Abramovich vetëm prej deklaratave që i dhanë trajnerët, Conte e ka radhën (Foto)

E i fundit që mund ta përjetojë këtë gjë është Antionio Conte i Chelseat, i cili duket afër shkarkimit nga Chelsea.

Conte është larg sukseseve të sezonit të kaluar me Chelsean (Getty Images)

Sipas zhvillimeve të fundit më mirë është të jesh sikurse Arsen Wenger, që nuk fiton titullin e vazhdon të qëndrojë, se sa ta fitosh e pastaj të largohesh pas një viti.

Roberto Mancini, kampioni i parë i shkarkuar

Ishte sezoni 2011/2012 kur Manchester City pas 44 viteve e fitoi titullin e kampionit.

Por edhe kjo nuk e ndihmoi atë që pas një viti të largohej nga klubi.

Sir Alex Ferguson, karriera e mbyllur me titull

Trajneri i njohur skocez e kishte paralajmëruar largimin e tij nga futbolli. Por ai këtë e bëri me stil, duke e fituar titullin e kampionit, që ishte i 20-ti për United.

Pas 26 kampionateve dhe 38 trofeve, ai u largua.

Manuel Pellegrini, tjetër i shkarkuar

Ai pasi e fitoi titullin, qëndroi edhe për dy vite në klub, për t’ia lënë vendin Pep Guardiolas.

Kiliani e fitoi titullin në sezonin 2013 -2014, ndërsa në vitin 2016 ai u largua.

Jose Mourinho, shkarkimi me shumë zhurmë

E ftoi titullin, por skuadra e tij brenda pak muajve nuk dukej e njëjtë me atë që ishte një vit më parë.

Ai ia fitoi Chelseat titullin, por në sezonin e ardhshëm humbi nëntë nga 16 ndeshje dhe në dhjetor ishte pa punë.

Claudio Ranieri, dhimbja e të gjithëve

Të gjithë e kujtojnë historinë e Leicester Cityt, që u shpall kampion, pa e pasur në plan.

Në vitin 2015/2016, Leicesteri ktheu ëndrrën ne realitet, dhe u shpall kampion për herë të parë që nga viti i themelimit, 1884. Arkitekt i ekipit, Claudio Ranieri.

Por vetëm 9 muaj më vonë edhe pse triumfi ishte historik, ai mbeti ka punë. /Telegrafi/