Fitimi i titullit nuk është se të bën mirë në futbollin elitar anglez.
Duket si e pamundur, por në vitet e fundit, trajnerët që kanë fituar titullin, kanë mbetur pa punë në sezonin paraardhës, ose pas një viti e gjysmë.
E i fundit që mund ta përjetojë këtë gjë është Antionio Conte i Chelseat, i cili duket afër shkarkimit nga Chelsea.
Sipas zhvillimeve të fundit më mirë është të jesh sikurse Arsen Wenger, që nuk fiton titullin e vazhdon të qëndrojë, se sa ta fitosh e pastaj të largohesh pas një viti.
Roberto Mancini, kampioni i parë i shkarkuar
Ishte sezoni 2011/2012 kur Manchester City pas 44 viteve e fitoi titullin e kampionit.
Por edhe kjo nuk e ndihmoi atë që pas një viti të largohej nga klubi.
Sir Alex Ferguson, karriera e mbyllur me titull
Trajneri i njohur skocez e kishte paralajmëruar largimin e tij nga futbolli. Por ai këtë e bëri me stil, duke e fituar titullin e kampionit, që ishte i 20-ti për United.
Pas 26 kampionateve dhe 38 trofeve, ai u largua.
Manuel Pellegrini, tjetër i shkarkuar
Ai pasi e fitoi titullin, qëndroi edhe për dy vite në klub, për t’ia lënë vendin Pep Guardiolas.
Kiliani e fitoi titullin në sezonin 2013 -2014, ndërsa në vitin 2016 ai u largua.
Jose Mourinho, shkarkimi me shumë zhurmë
E ftoi titullin, por skuadra e tij brenda pak muajve nuk dukej e njëjtë me atë që ishte një vit më parë.
Ai ia fitoi Chelseat titullin, por në sezonin e ardhshëm humbi nëntë nga 16 ndeshje dhe në dhjetor ishte pa punë.
Claudio Ranieri, dhimbja e të gjithëve
Të gjithë e kujtojnë historinë e Leicester Cityt, që u shpall kampion, pa e pasur në plan.
Në vitin 2015/2016, Leicesteri ktheu ëndrrën ne realitet, dhe u shpall kampion për herë të parë që nga viti i themelimit, 1884. Arkitekt i ekipit, Claudio Ranieri.
Por vetëm 9 muaj më vonë edhe pse triumfi ishte historik, ai mbeti ka punë. /Telegrafi/