Telegrafi

Titujt e mediave serbe pas ndeshjes historike të Kosovës

Debutimi i Kosovës në garat zyrtare ndërkombëtare, nuk ka mundur që të mos përcillet me kërshëri apo inat nga gazetarët serbë.

Mirëpo, mediat e atjeshme elektronike kanë qenë të kujdesshme duke raportuar “ndër fjalë” për barazimin e përfaqësueses sonë kundër Finlandës.

Lexo po ashtu Debutim madhështor: Kosova me rezultat pozitiv në ndeshjen historike (Video)

Tri remi në Grupin 1: Kroacia dhe Turqia luajnë 1-1 pa tifozë, Kosova nxjerr pikë në Finlandë”, është titulli i Kurir.rs

Lëshim i kroatëve, Kosova merr pikë, spanjollët numërojnë deri në tetë!”, ishte titulli i Blic.rs.

Theksojmë se në përballjen historike, Kosova e meritoi fitoren, pasi e dominoi gjysmën e dytë. /Telegrafi/