Greqia do të jetë nikoqir i Kosovës për përballjen që zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve.
Përfaqësuesja jonë e kishte humbur takimin e parë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat 2-1, mirëpo sonte do të tentojë të marrë rezultat pozitiv.
Edhe pse Bernanrd Challandes ka shumë mungesa në formacionin bazë, do të shpresojë që në lojtarët e rinj dhe atyre që nuk u është dhënë shansi shumë, të dëshmojnë aftësitë e tyre.
Takimi mes Greqisë dhe Kosovës zhvillohet në ora 20:45 në stadiumin “Spiros Louis”, natyrisht pa prezencën e tifozëve.
Mediat greke kanë shkruar për takimin që luhet në Athinë, derisa nuk ka munguar as vetëbesimi i tyre i madh:
Mediumi “Iefimerdia” shkruan: “Liga e Kombeve: Për fitoren e re kundër Kosovës, Greqi”.
Portali “NewsBomb” shkruan: “Greqi – Kosovë: Të pamposhtur dhe për kreun”
Gazeta “Zougla” shkruan: “Liga e Kombeve: Kosova pritet nga kombëtarja”
Portali “NewsRoom” shkruan: “Ekipi kombëtar i Greqisë: Me Kosovën për hapin tjetër përpara për vendin e parë në Ligën e Kombeve”.
Challandes edhe pse shumë mungesa në formacionin e tij, në konferencë për media ka thënë se grekët nuk duhet të na nënvlerësojnë edhe pse kemi shumë mungesa kyçe. /Telegrafi/