Telegrafi

Titujt e mediave gjermane për barazimin ndërmjet Kosovës U-21 dhe Gjermanisë U-21

(Foto: Twitter/Kosovan Football)

Përfaqësuesja e Kosovës U-21 ka nxjerrë një barazim pa gola në Mitrovicë kundër gjigantit evropian të futbollit, Gjermania U-21.

Të zgjedhurit Rafet Prekazit bënë një paraqitje të mirë duke u treguar të fortë në mbrojtje dhe duke rrezikuar në fazën ofensive.

(Foto: Twitter)

Trajneri i Gjermania U-21 e ka lëvduar paraqitjen e lojtarëve tanë duke u shprehur i kënaqur me barazimin, edhe pse nuk kishte pritur se të zgjedhurit e tij nuk do të fitonin.

Lexo po ashtu Trajneri i Gjermania U-21: Nuk e prisnim këtë rezultat, por duhet të jemi të kënaqur

Ndërkaq, mediat gjermane i kanë kritikuar lojtarët e tyre për lojën ndaj Kosovës, duke qenë se Gjermania U-21 ishte favorit i madh për këtë përballje.

(Foto: Twitter)

Më poshtë janë titujt e disa prej gazetave kryesore online të Gjermanisë:

“Kualifikimet për Evropian: Hap prapa! U-21 zhgënjen në Kosovë” – është titulli i Bild.

“Gjermania U 21 dështon para murit kosovar”, e ka titulluar Kicker lajmin rreth ndeshje së zhvilluar në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari”.

“Turp për U-21: Vetëm 0-0 ndaj jofavoritit Kosovë” – është titulli i Die Welt.

“Ekipi i Gjermania U-21 rrëshqet” – e ka titulluar lajmin Sport1.de.

“Befasi në kualifikimet për Kampionatin Evropian U-21: Gjermania vetëm remi ndaj Kosovës” – shkruan në titullin e versionit gjerman të Goal.com.

“Gjermania U-21 dështon ta bëjë hapin tjetër në Kosovë” – e ka titulluar lajmin Handelsblatt. /Telegrafi/