Telegrafi

Tito: Messi nuk ishte i lënduar

“Messi nuk ishte i lënduar, por nuk po ndihej mirë dhe unë mendova se në këtë situata ai nuk do ta ndihmonte ekipin”.

“Ai luajti kundër Bilbaos sepse ishte në gjendje shumë më të mirë, por në fund të ndeshjes ai pati disa dhimbje të çuditshme”.

“Ne do të kishim rrezikuar ta fusnim Leon kah fundi i lojës nëse do të kishim pasur ndonjë mundësi për t’u kualifikuar në finale”, deklaroi Vilanova. /Telegrafi/