Telegrafi

Tite i Brazilit thotë se inspirohet nga City i Guardiolas

Trajneri i Brazilit, Tite, thotë se ai po inspirohet nga Manchester City i Pep Guardiolas në tentim për të gjetur baraspeshën e duhur për ekipin.

Penaltia e Neymarit siguroi fitoren shumë të luftuar të Selecaos ndaj Uruguait në super duelin e skuadrave latine.

Teksa Uruguai kishte mungesën e dias startuesve, yjet si Suarez dhe Cavani ishin në sulm.

“Ishte derbi Jug Amerikan dhe pavarësisht a është miqësore, ne kemi respekt për Uruguain”.

“Ata luajtën dy sisteme të ndryshme dhe bënë mirë në dy prej tyre. Krijuan raste dhe gjetën mënyrën që të çojnë topin në sulm. Ata kanë lojtarë të rrezikshëm përpara”.

“Nëse mendoni për të gjitha që ata bënë gjatë ndeshjes dhe në fund ne arritëm sërish t’i menaxhojmë, atëherë mendoj se është mirë mënyra se si ne i menaxhuam ata”.

“Në këtë ndeshje Uruguai po tentonte të na kolapsonte mbrojtjen, por është ndeshje e tretë pa pranuar gol. Sidomos këtu në Angli, kur e shikoj Cityn, ne po tentonim të baraspeshonim gjërat sikur që bën City”, deklaroi Tite.

/Telegrafi/