Telegrafi

Tite: Belgjika luan lojë të jashtëzakonshme, do të jetë ndeshje që do të prodhojë futboll

Tite (Getty Images)

Trajneri i Brazilit, Tite, ka folur për ndeshjen çerekfinale ndaj Belgjikës.

Kombëtarja e Brazilit do të ndeshet me atë të Belgjikës në çerekfinale të Kupës së Botës në ndeshjen e cila fillon nga ora 20:00.

Para kësaj ndeshje ka folur trajneri i brazilianëve, Tite, i cili ka folur me elozhe për kundërshtarin, duke vënë në pah pikat e forta të evropianëve.

Lexo po ashtu Martinez: Brazili favorit, por nëse luajmë si kundër Japonisë kalojmë tutje

“Mënyra se si Belgjika e ndërton lojën është e jashtëzakonshme”, ka thënë fillimisht Tite në konferencë për shtyp.

Brazili (Getty Images)

“Ata [belgët] janë një skuadër shumë e fortë, besoj se do të shohim një ndeshje të mirë që do të prodhojë futboll”.

Tite në vazhdim foli edhe për yllin e skuadrës së tij, Neymar, për të cilin ai tha se po luan në nivele të larta.

Lexo po ashtu Fenomeni Ronaldo: Kritikat ndaj Neymarit janë të pa kuptimta

“Neymar? Të thonë çfarë të duan për të. Unë kujdesem vetëm që ai të vazhdojë të shprehet në nivel të lartë siç ka bërë deri më tani”, përfundoi braziliani.

Ndryshe, fituesi i këtij dueli do të luaj në gjysmëfinale ndaj njërës nga skuadrat, Franca apo Uruguai. /Telegrafi/