Site icon Telegrafi

“Titanik 3”, të akuzuarit Alimi e Guri ndjehen të pafajshëm, seanca u shty për në qershor

Prokurorja Speciale, Fatime Fetai e prezantoi akuzën për të akuzuarit në lëndën “Titanik3”, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa të akuzuarit u deklaruan se e kuptojnë akuzën për të cilën ngarkohen, por nuk ndjehen fajtorë.

Sipas PSP-së, dy të akuzuarit, Ejup Alimi dhe Ismail Guri kanë ndikuar drejtpërdrejtë mbi rezultatin zgjedhor.

Nga ana tjetër, avokatët e Alimit dhe Gurit u zotuan se me dëshmi të shumta gjatë procedurës gjyqësore do ta dëshmojnë pafajësinë e klientëve të tyre.

Seanca u shty për më 19 qershor./Telegrafi/

Exit mobile version