Site icon Telegrafi

“Titanik 2”: Dënohet me para avokati Dangov për ofendim ndaj gjykatës

Pas pushimit prej gjysmë ore avokati i të akuzuarit Sasho Srcev, Dimitar Dangov u paraqit në seancë me çka vazhdoi gjykimi për lëndën “Titanik 2” të Prokurorisë Speciale.

Gjykatësi Ognen Stavrev tha se gjykata ka marrë vendim që avokati Dangov të dënohet sipas nenit 361 dhe nenit 88 të LPP, për shkak të ofendimit të Gjykatës. Gjykatësi nuk tregoi se sa do të jetë vlera e dënimit.

Neni 88 i LPP-së parashikon dënim prej 200 deri në 1 200 euro, për ofendim të Gjykatës.

I akuzuari Srcev e tërhoqi autorizimin të cilin më parë ia ka dhënë avokatit Lupço Shvrkovski të jetë mbrojtës i tij, sepse Dangov erdhi në seancë.

E para dëshmoi ish-anëtarja e KSHZ-së, Violeta Duma.

Nga pesë dëshmitarët e PSP-së për këtë rast në seancën e sotme ka munguar Pavlinka Dineva./Telegrafi/

Exit mobile version