Po ngriten pyetje të shumta për sigurinë e zhytësve në det të thellë dhe se si ato rregullohen pas tragjedisë së Titanit, pasi u zbulua se nëndetësja shpërtheu nën ujë.
Titan i OceanGate mund të mos ketë pasur nevojë të kalojë të njëjtat teste të cilave u nënshtrohen anijet e tjera sepse po operonte në ujërat ndërkombëtare ku eksplorimi i detit të thellë është “i parregulluar”, tha Dr Simon Boxall, oqeanograf në Universitetin e Southampton.
Në Mbretërinë e Bashkuar, çdo anije – një varkë, zhytëse ose ROV (automjet i drejtuar nga distanca) – duhet të kalojë “kontrolle tepër të rrepta sigurie” përpara se të lejohet të hyjë në ujë, tha ai.
“Problemi është se kjo anije e veçantë, kjo zhytëse, operoi në ujërat që nuk ishte nën juridiksionin e ndonjë vendi”, shtoi ai, raporton bbc.
Ndryshe, të pesë personat në bordin e nëndetëses së zhdukur Titan besohet se kanë vdekur, tha në një deklaratë kompania që operon atë.
“Ne tani besojmë se CEO ynë Stockton Rush, Shahzada Dawood dhe djali i tij, Suleman Dawood, Hamish Harding dhe Paul-Henri Nargeolet, fatkeqësisht kanë humbur jetën”, thuhet në deklaratën e OceanGate. /Telegrafi/