Site icon Telegrafi

“TiTAN”, Besa Kokëdhima publikon versionin e ri të këngës për Eurovision

Besa (Foto: Screenshot/YouTube)

Shqipëria ishte një nga tre vendet e para që zbuloi këngën e saj për Eurovision 2024.

Besa Kokëdhima ka marrë të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë, falë mbështetjes së votës së publikut.

Ajo interpretoi këngën “ Zemrën n’Dorë” në Festivalin e 62-të të Këngës.

Besa (Foto: Screenshot/YouTube)

Që kur artistja mori biletën e Eurovision, ajo bëri me dije se do të bëjë disa ndryshime në këngë.

Lexo po ashtu Hidhet shorti i 'Eurovision 2024', Shqipëria këndon në gjysmëfinalen e dytë

Dhe tashmë titulli i ri që i ka vënë këtij projekti është “Titan”, të cilin e ka sjellë të kompletuar edhe nga ana vizuale.

Besa (Foto: Screenshot/YouTube)

Teksti është shkruar nga Gia Koka me muzikë nga Kledi Bahiti, Gia, Besa dhe Alias Lj.

Nën drejtimin e Hasan Kuyucu, kjo këngë ndodhet e plotë në platformën YouTube.

 

Besa shquhet për paraqitjet unike si dhe për vokalin, e që premton shumë sa i përket kompeticionit muzikor të këtij viti. /Telegrafi/

Exit mobile version