Telegrafi

Tiranë, vetura përplas 60-vjeçaren në vijat e bardha

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e “Dibrës”, në Tiranë, kur vetura ka përplasur në vijat e bardha një këmbësore.

Mësohet se shtetasja E. Sh., duke drejtuar automjetin ka aksidentuar në vijat e bardha, shtetasen Sh. B., 60 vjeçe.
Sipas policisë, e plagosura Sh.B. 60 vjeçe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa drejtuesja e automjetit, E.Sh. është shoqëruar për në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.