Site icon Telegrafi

Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Tiranë.

Për shkak të bllokimit të rrugëve si pasojë e protestës së opozitës, një qytetare ka lindur fëmijën në automjet.

Ajo më pas është drejtuar për në spitalin e Gjinekologjisë në kryeqytet.

Nuk dihet ende si është gjendja shëndetësore e nënës apo fëmijës së sapolindur.

Ndryshe, në këtë protestë, dhjetë zyrtarë policorë janë lënduar si pasojë e hedhjes së molotovit, lëndëve piroteknike dhe sendeve tjera.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur shqetësim dhe keqardhje për skenat që janë parë në dy aksionet paraprake të opozitës, dhe kanë bërë thirrje për dialog.

Exit mobile version