Sipas policisë, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje, Dauti u gjet i pajetë rreth orës 12:10, në shtëpinë e tij në lagjen “Don Bosko”, në kryeqytet.
Sipas të dhënave paraprake, polici Beqir Dauti është vrarë me armën e shërbimit, por ende nuk dihen shkaqet që e çuan atë drejt këtij vendimi.
Ekspertët e policisë po hetojnë rrethanat, që detyruan 43-vjeçarin t’i jepte fund jetës në mënyrë tragjike./Telegrafi/