Viktima është identifikuar si Merko Shehu dhe u gjet i varur me litar nga kalimtarë të rastit pranë ish-fabrikës së këpucëve. Ai jetonte vetëm dhe njihej në zonë si një endacak me probleme me alkolin.
Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10 minuta. Mësohet se 60 vjeçari është vetëvarur duke lidhur litarin në një prej kolonave të godinës së braktisur të ish-fabrikës së këpucëve, raportoi BW.
Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave./Telegrafi/