Telegrafi

Tiranë: Tentohet grabitja e fabrikës, maskat lidhin 11 punëtorët

Nga vendngjarja mësohet se, grabitësit i kanë lidhur punëtorët dhe kanë kërkuar për arkën e parave. Në pamundësi për të gjetur të holla brenda fabrikës ata kanë liruar punëtorët dhe janë larguar nga vendngjarja, transmeton BW.

“Grabitësit tentuan të vidhnin para e mjete materiale, qëndruan pak minuta në fabrikë”, tha një burim i policisë.

Ka qenë një dëshmitar jashtë fabrikës, ai që ka lajmëruar policinë.

Grabitësit nuk kanë arritur të marrin gjë nga fabrika, ndërsa policia i ka shpallur në kërkim. Burime të policisë së kryeqytetit sqarojnë se, dy grabitësit janë larguar drejt Farkës së Vogël. Prandaj në këto momente forcat e policisë kanë nisur një aksion në zonën e Farkës, Priskës dhe Mulletit për kapjen e tyre.

Policia sqaroi se “po verifikohen dhe kamerat e bizneseve të zones”, për identifikimin e tyre, ndërsa nuk përjashtohen as dyshimet se grabitësit mund të kenë bashkëpunuar me punëtorët. /Telegrafi/