Tirana është tronditur këtë të martë nga të shtëna me armë. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur para pak minutash në zonën e ish-Parkut të Autobusëve.
Nga të dhënat e para mësohet se si pasojë e të shtënave është plagosur një person identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.
Deri më tani nuk dihet autori si dhe motivet e kësaj ngjarje të rëndë. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes./Noa.al/