Ngjarja ndodhi pasditen e së martës në rrugën e Durrësit, kur dy të rinjtë janë grindur për motiva banale. Si pasojë ka mbetur i plagosur Ermal Gjini, i cili është dërguar menjëherë drejt Spitalit Ushtarak.
Sipas mjekëve, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon për identifikimin e të riut tjetër, i cili ka plagosur Gjinin./Telegrafi/