Site icon Telegrafi

Tiranë, “shenjtorja” Eleonorë vetëvritet për pronën

Trupi i pajetë i të ashtuquajtur shenjtore është gjetur nga vajza e saj, në katin e parë të ndërtesës, që ndodhet brenda sektit fetar.

Në banesën e të ndjerës është gjetur një letër për Zotin dhe besimtarët e sektit të saj, të cilën e kishte shkruar para se ajo t’i jepte fund jetës, ku thuhej: “Më mirë të vras veten se të lë tokën e shenjtë”.

Nga hetimet paraprake mësohet se ndërtesa e misionit ‘Eleonora’ vitet e fundit ka pasur probleme pronësie me familjen Vorpsi dhe ky fakt dyshohet të jetë edhe motivi i vrasjes së gruas. /BW/Telegrafi/

Exit mobile version