Site icon Telegrafi

Tiranë, Renea vë në pranga të shumëkërkuarin

Ardian Bregasi u dënua me 11 vjet burg pasi tentoi të vriste një oficer të forcave speciale, Arta Metuku, në vitin 2008 në Tiranë, raportoi e përditshmja Panorama.

Ndërkohë, pas kontrollit në banesën e tij, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një automatik kallashnikov me 52 copë krehra dhe një pistoletë tip “Zastava” me silenciator dhe 7 copë fishekë. Kjo e vë Bregasin tashmë edhe përballë akuzës së “mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”./Telegrafi/
 

Exit mobile version