Në pranga kanë rënë 18-vjeçari Xhevdet Rexhmati, 18-vjeçari Ramazan Latifi të dy banues në Tiranë dhe 21-vjeçari Ervin Mehmetaj, banues në Qytetin Studenti.
Sipas policisë, tre hajdutët dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur gjatë natës në qytetin Studenti në dhomën 407, të godinës 14 një portofol me 20 000 lekë, një celular “nokia” dhe sënde të tjera veshëmbathje.
Sendet e vjedhura u gjetën nga policia në dhomën 211 të godinës 14, që i perket shtetasit Ervin Mehmeti. Mehmetit iu gjetën bashkë me sendet e vjedhura edhe një thike, një shkop gome hekuri dhe tre fishekë luftarakë.
Tre të arrestuarit dyshohen se kanë grabitur edhe banesën në pronësi të një shtetasi, në 08.05.2011, duke vjedhur 500 Euro e 50 000 lekë. Gjithashtu, me dt. 10.06.2011, dyshohet se shtetasi Ramazan Latifi i ka vjedhur me anë të mashtrimit 1000 lekë shtetasit Altin Ferhati, banues në qytetin Studenti Tiranë.
Të tre të arrestuarit do të ndiqen penalisht për veprën penale të vjedhjes nga Prokuroria e Tiranës./Telegrafi/