Një punonjës i Shërbimit Informativ Shtetëror ka marrë një mesazh kërcënues mëngjesin e së dielës.
Në derën e apartamentit të tij në rrugën “Jordan Misja” në kryeqytet, specialisti i SHISH Shkëlzen Ndoi ka gjetur një qese të tejdukshme brenda së cilës ishin vendosur 7 fishekë.
Agjenti i shërbimit sekret ka lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka nisur hetimet dhe ka marrë deklarimet e 47-vjeçarit. Dyshohet se mesazhi kërcënues ka lidhje me detyrën e tij.