Telegrafi

Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësoren

Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar në drejtim të panjohur, duke mos i ardhur në ndihmë viktimës.

Policia e Tiranës ka mbërritur në vendngjarje, por ende nuk dihet identiteti i viktimës, edhe pse sipas policisë bëhet fjalë për një femër, e cila mund të jetë rreth 22 vjeç. /Telegrafi/