Në gjysemfinale të turneut kupa mbarëkombëtare në boks që po organizohet në pallatin e sporteve “ Asllan Rusi “në Tiranë boksierët kosovar arritën sukses të përgjysmuar .
Përderisa Egzon Muqolli në kategorinë deri në 80 kg humbi nga boksieri tiranas Alban Berneta me rezultat 2:0 , Liridon Zeqiri u kualifikua pa luftë në finale .
Gjysemfinalet u karakterizuan me boks të cilësisë së kënaqshme të cilat zgjuan kërshërinë e dashamirëve të këtij sporti . Meqet finale zhvillohen nesër prej orës 11:00 poashtu në Pallatin e sporteve “Asllan Rusi “ në Tiranë .
Në këtë aktivitet të parin të këtij lloji po marrin pjesë boksierët më të mirë shqiptarë nga Shqipëria , Kosova dhe Maqedonia.
Mësohet se Kupa mbarëkombëtare vitin e ardhshëm do të organizohet në Kosovë. /Telegrafi/