Top-Channel citon burime policore të kenë thënë se një 50-vjeçar ka qëlluar për vdekje me armë zjarri bashkëshorten e tij.
Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në Bërxullë, ku shtetasi Arif Serjani ka qëlluar me çifte në ambientet e shtëpisë bashkëshorten e tij, Arjana.
Burimet shtojnë më tej se pas vrasjes së 45-vjeçares, autori i krimit është vetëdorëzuar në komisariatin e policisë.